Në këto komuna votat e diasporës mund ta ndryshojnë garën

14 tetor 2025 | 16:15

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime. Marrë parasysh që rezultati aktualisht është i ngushtë në Gjilan, me votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje këtë komunë mund ta fitojë pa balotazh.

Sipas KQZ-së, për të votuar për zgjedhjet lokale në Gjilan, ishin regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë. Rezultati aktualisht në Gjilan është Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe Arbër Ismajli (LDK) 34,24%. Në Han të Elezit, po ashtu mund të bëjnë ndryshimin votat e diasporës edhe pse fitoren e ka shpallur Mehmet Ballazhi i PDK-së.

Diferenca me kandidatin e pavarur Refki Sumën është vetëm 93 vota, derisa të regjistruar për të votuar nga jashtë janë 395 qytetarë, që rritë gjasat për përmbysje të rezultatit. Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër të dielën shpalli fitoren në Junik, duke llogaritur në votat e diasporës. Duke sugjeruar se kjo parti e ka të sigurt fitoren pa balotazh në Junik, ku të regjistruar si votues jashtë vendit janë 1344 qytetarë. Bazuar në rezultatet preliminare Ruzhdi Shehu (LDK) ka 47,91% ndërsa, Agron Kuçi (AAK) 40,68%.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca është përfaqësuesja bindshëm më cilësore që paraqitet në fazën…