
Në këto librari mund ta gjeni librin “Fusha antimagnetike në makrobotë”
Naim Krasniqi, si shkencëtar i fushës së fizikës dhe më gjerë, ka sjell librin e dytë “Fusha antimagnetike në makrobotë”, i cili tashme ka dalë nga shtypi në Prishtinë.
Librin “Fusha antimagnetike në makrobotë” mund ta blini në libraritë “Buzuku”, “Artini” e “Albas” në Prishtinë. Gjithashtu librin mund ta blini edhe te liberëshitësit në sheshet e kryeqytetit.
Çmimi i librit është 6.99€.
Gjashtë muaj më parë fizikanti Naim Krasniqi ka botuar edhe librin “Mikrobota, më ndryshe”, ku parashtron një strukturë të re të atomit shumë më të përbërë se sa besohej e që e ndryshon njohjen e mikrobotës.
Në këtë libër autori paraqet zbulimin e tij madhor të fushës së re – fushës antimagnetike, duke e shpjeguar se si formohet dhe ç’rol luan ajo.
Fusha antimagnetike si e vetmja forcë shtytëse në makrobotë është ajo që e bën universin të jetë kështu sikurse është, e pa këtë forcë shtytëse – forcat tërheqëse do ta mbanin universin të tkurrur si një top i vetëm kaotik.
Në këto dy vepra autori i saj ka parashtruar disa nga arritjet e tij në punën mëse tri dekadëshe, me theks të posaçëm punën e dekadës së fundit kur në vitin 2013 ka zbuluar fushën antimagnetike.
Naim Krasniqi është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Ka të patentuar projekte të veta novatore. Jeton në Francë. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën, për universin.