Në Klinë arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

27 janar 2020 | 14:24

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, më 27 janar rreth orës 04:40 kanë qenë duke zhvilluar patrullime, me ç’rast kanë hasur tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur patrullën kanë ikur dhe pas dhjetë minutave hetuesit policorë kanë arritur që t’i arrestojnë.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit: P. D. i lindur me (1992) m/k/sh, S. Ll. i lindur me (2000) m/k/sh dhe P. P. i lindur me (1986) m/k/sh. Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rëndë në zonën e Klinës.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi pësoi humbjen e dytë në kampionat pasi u mposht…