Në Klinikën e Neurologjisë aktivizohen pajisjet për trajtimin e pacientëve me epilepsi farmakorezistente

27 qershor 2025 | 09:08

Në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), është përmbyllur me sukses faza e dytë të trajtimit të pacientëve me epilepsi farmakorezistente përmes pajisjeve të stimulimit të nervit vagus (VNS).

Pas fazës së parë të implantimit të pajisjeve ms 2 dhe 3 qershor 2025, me 20 qershor është realizuar aktivizimi i parë i këtyre pajisjeve, pasi u vlerësua se plagët operative janë shëruar plotësisht.

Aktivizimi është bërë në Klinikën e Neurologjisë nga ekipi i neurologëve të ShSKUK-së, me mbështetjen profesionale të specialistit nga Polonia, Dr. Filip Tetztaw, dhe në prani të prindërve të pacientëve.

Ky proces shënon një arritje të rëndësishme për ShSKUK-në, pasi për herë të parë është mundësuar ofrimi i këtij shërbimi brenda vendit për pacientët me epilepsi farmakorezistente, shërbim për të cilin më parë është kërkuar trajtim jashtë vendit me kosto të lartë për familjarët dhe institucionet.

Tre pacientët e parë që janë trajtuar me këtë metodë nuk do të kenë më nevojë për udhëtojnë jashtë vendit, meqë mirëmbajtja dhe kalibrimi i pajisjeve do të bëhet në Klinikën e Neurologjisë.

Rastet do të jenë në monitorim dhe mbikqyrje nga stafi mjekësor, sipas protokolleve mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e…