Në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan mbi 70 fëmijë të prekur me Covid-19

10 janar 2021 | 13:08

Në njësinë për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në kuadër të Klinikës së Pediatrisë deri në mesin e dhjetorit që lamë pas, janë trajtuar 71 fëmijë, kryesisht të gjithë e kaluan këtë virus me simptoma të lehta.

Luftën me Covidin e ka humbur vetëm një fëmijë i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, ka treguar se fëmijët që po infektohen me Covid-19, kryesisht janë duke kaluar me simptoma të lehta dhe nuk po kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Fatmirësisht numri i fëmijëve të prekur me Covid-19 është relativisht i vogël. Numri më i madh i tyre (fëmijëve të infektuar) po e kalojnë me shumë pak simptoma. Shumë shpesh nuk po ka nevojë fare të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, përkundër asaj, kemi fëmijë të cilët kanë kërkuar hospitalizim. Në kuadër të Klinikës së Pediatrisë kemi formuar njësinë e posaçme e cila merret me mjekimin e fëmijëve me Covid-19. Në këtë njësi është caktuar stafi që punon si infermierë ashtu edhe i mjekëve. Deri në mesin e dhjetorit në Klinikën tonë kanë qenë 71 pacientë të prekur me Covid që kanë kërkuar hospitalizim. Fatmirësisht shumica e tyre kanë një ecuri të mirë, mirëpo kanë pasur nevojë për mjekim spitalor. Prej të gjithë fëmijëve të infektuar me Covid-19 që kemi pasur, një fëmijë ka përfunduar me fatalitet, i cili ka qenë me një sëmundje të rëndë kronike”, ka thënë Telaku, raporton ksp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon kandidimin për deputet…