Në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork nderohen viktimat e gjenocidit në Kosovë, kërkohet ndëshkimi ndërkombëtar i Serbisë
21 janar 2026
| 13:24
Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, janë nderuar viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe kërkuan ndëshkimin ndërkombëtar të kryesve të këtij krimi ndërkombëtar, të sanksionuar me Konventën e OKB-së.
Ambasadori Blerim Reka dhe Mark Gjonaj, në emër të shoqatave shqiptare të Nju-Jorkut, rikujtuan edhe një herë se Serbia vrau 13,950 shqiptarë, përdhunoi mbi 20,000 qytetare dhe qytetarë të Kosovës dhe se ende nuk janë gjetur 1,620 persona të zhdukur me forcë.
“Ne nuk harrojmë! We will not forget!”, ka shkruar në “Facebook” Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork.



