Në Kosovë ka liri të shprehjes, por me çmim të lartë

04 shtator 2025 | 08:11

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, foli rreth lirisë së medias.

Rexha tha se liri të shprehjes ka në vendin tonë, por sipas tij, një gjë e tillë vjen me kosto.

“Natyrisht që ka liri, por vjen me kosto. Vjen me kosto për shumë njerëz, për individët që janë subjekt i fushatave absolutisht të tmerrshme linçimi, të cilat kanë ndikim në punën që bëjnë. Ka kërcënime”, u shpreh Rexha.

Ndër të tjera, Rexha tha se më 1 dhe 2 muaj të këtij viti, kur kishte diskutuar rreth raportit të “Reporterëve pa kufij”, ai thotë se u kërcënua më shumë se gjatë 20 vjetëve punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët janë populli më entuziast në rajon sa i përket…