NË KUJTIM TË SHKËLZEN ZHUBIT – “Arti që nuk vdes kurrë”

17 tetor 2025 | 07:59

“Njerëzit që lanë vepra në këtë botë, nuk vdesin kurrë, sepse lavdia e tyre fillon posa t’ju çel lulja e parë mbi varr.”.

Në tetorin e kujtesës dhe ndjeshmërisë, kujtojmë figurën e shumëdimensionale të artistit Shkëlzen Zhubi (1939–2000) – njeriut që i dha artit shqiptar shpirt, ngjyrë dhe jetë. Ai ishte valltar, koreograf, regjisor, piktor, shkrimtar e muzikant, një krijues i pandalshëm që punoi me pasion e përkushtim për kulturën tonë kombëtare.

Për vite të tëra, Zhubi kontribuoi në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, duke e pasuruar skenën me energjinë e tij artistike dhe vizionin e tij të veçantë. Ai mbetet shembull i njeriut që nuk ndalet së krijuari, që i jep kuptim çdo gjëje përmes artit.

Edhe pse 25 vite kaluan nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi i Shkëlzen Zhubit vazhdon të jetojë përmes veprës së tij.

E kujton: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Në historinë e gjatë të kombit shqiptar,…