Në Malishevë nënshkruhet marrëveshja për punësim

03 maj 12:51

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për punësim, në mes të komunës së Malishevës, Agjencionit  Pyjor të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të krijohen mundësitë për punësim sezonal për 45 punëtorë.

Në këtë projekt të partneritetit trepalësh, secila palë do t’i përmbush kriteret dhe parakushtet të cilat kërkohen në marrëveshjen e nënshkruar.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është zotuar se pjesa e standardeve që i kërkohen komunës për t’i zbatuar ato do të përmbushen sipas bazës ligjore në fuqi për të gjithë të punësuarit.

Kurse, përfaqësuesi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorit, Faruk Bojaxhiu, e kanë vlerësuar marrëveshjen si shumë të dobishme për faktin se do të shton edhe më shumë përkujdesjen për mbrojtjen e pyjeve, do të parandalon shfrytëzimin e egër dhe të paligjshëm të pasurive në këtë komunë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ka përfunduar fjalën kryetari i grupit parlamentar të Partisë…