Në Maqedoninë e Veriut rrezikohen të drejtat e shqiptarëve!

29 tetor 2025 | 11:05

Bardhyl Mahmuti

Është koha të ndahet egjra nga gruri!

E drejta për të ndryshuar pikëpamjet politike, religjioze madje edhe identitetin kombëtar, është e drejtë e pakontestueshme që çdo njëri duhet ta respektojë. Mirëpo, në rastet kur nëpërmjet votës së tij përcakton edhe fatin e atyre që mendojnë ndryshe, çështja tejkalon të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit apo të ndjenjës së përkatësisë!
Në rastin kur politika e VMRO-së shpërfaq qartë orientimin për të shkatërruar të drejtat e shqiptarëve autoktonë në Maqedoninë e Veriut, të gjithë ata që mbështesin këtë orientim politik, bëhen pjesë e strategjisë që godet qenien tonë kombëtare. Prandaj pa marrë parasysh lidhjet e mia familjare apo shoqërore, çdo person që mbështet apo voton për strategjinë antishqiptare, të tërhiqet nga lista e miqve të mi në FB dhe nga jeta ime private.
Në kontekstin aktual kur të drejtat elementare të shqiptarëve autoktonë në Maqedoninë e Veriut janë të rrezikuara seriozisht, është detyrë e çdo atdhetari të jetë i prerë: ËSHTË KOHA TË NDAHET EGJRA NGA GRURI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi, ka…