
Në mëngjes Rusia, tash Gjermania e kritikoi Trumpin për ndërprerje të marrëdhënieve me OBSh-në
Gjermania e ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump lidhur me vendimet për t’i ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit.
Ministri i Shëndetësisë, Jean Spahn, ka thënë se është “zhgënjyese” dhe një frenim për shëndetin global.
Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump ka thënë të enjten se agjencia e Kombeve të Bashkuara nuk arriti t’i ndërmarrë reformat e kërkuara nga ShBA-ja në kuadër të pandemisë së koronavirusit dhe anashkaloi përgjegjësitë e Pekinit për situatën.
Trumpi ka thënë se Kina e ka OBSh-në nën kontrollin e vet, ndërkohë që kontribuon rreth 40 milionë dollarë për të, krahasuar me 10-fishin që siguron Uashingtoni. Këto fonde amerikane janë pezulluar në muajin prill dhe në të ardhmen do të shkojnë për nevoja të tjera globale të shëndetit publik.
“Kina fshehu virusin e Vuhanit duke e lejuar sëmundjen të përhapet kudo, një pandemi që u kushtuar jetën mbi 100 mijë amerikanëve. Për shkak se dështuan në ndërmarrjen e reformave të nevojshme, sot ne po i ndërpresim marrëdhëniet me OBSh-në,” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë të enjten.