Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Jam shqiptare…

04 korrik 2025 | 14:46

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një shprehje nga këngëtarja gjatë mbrëmjes u bënë virale.

Këngëtarja e njohur emocionoi publikun me praninë e saj në skenë dhe aftësitë e saj të pafundme në vallëzim, ndërsa teatri ishte plot me fansa që nuk pushonin së kënduari dhe duartrokituri. Mediat sociale u përmbytën me video dhe pamje të mbrëmjes.

Ndër videot që u bënë virale në “TikTok”, spikati një moment në të cilin Eleni Foureira po përpiqej t’i argetonte fansat.

“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare”, tha ajo me shaka, duke bërë që fansat e saj të qeshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti dikur i padiskutueshëm i industrisë muzikore amerikane, Sean “Diddy”…