Në mesazhin e Pashkëve, Papa u bën thirrje të gjithëve për shpërndarjen e vaksinave

04 prill 2021 | 22:09

Pashkët po festohen nën masa antipandemike në Vatikan.

Distanca fizike dhe mbajtja e maskave qe e obligueshme në Bazilikën e Shën Petrit, aty ku Papa Françesku përçoi mesazhin festiv.

Krahas gjendjes, edhe lutjet ishin që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë, si dhe të sëmurët të gjejnë shërimin.

Për këtë, i pari i katolikëve ka një thirrje për të gjitha shtetet.

“Vaksinat janë mjet thelbësor në këtë luftë. Unë e nxis gjithë bashkësinë ndërkombëtare në një frymë të përgjegjësisë globale, të angazhohet për të kapërcyer vonesat në shpërndarjen e vaksinave dhe për të lehtësuar shpërndarjen e tyre, veçanërisht në vendet më të varfra”, deklaroi Papa Françesku.

Ai bëri thirrje edhe për ndalje të luftërave në botë.

 “Pandemia ende po përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfrit. Sidoqoftë – dhe kjo është skandaloze – konfliktet e armatosura nuk kanë përfunduar dhe arsenalet ushtarake janë duke u forcuar”, ka deklaruar ai.

Mesha e pashkëve aty u mbajt edhe një natë më parë, kurse festa në sheshe dhe ambiente tjera u ndalua për shkak të pandemisë Covid-19./KlanKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndërprerë një aheng familjar në Prishtinë…