Në mesin e 16 mijë të infektuarve në Zvicër, 12 janë shqiptarë

01 prill 2020 | 23:48

Krahas shtimit të numrit të infektuarve dhe viktimave nga pandemia koronavirus në botë, ky numër po rritet sistematikisht edhe në Zvicrën me 9 milionë banorësh, përfshirë këtu edhe 300 mije shqiptarë.

Me këtë mund të themi se në këtë vend multietnik, kemi edhe koranavirus multietnik e cila pandemi nuk zgjedh nacionalitetin, ngjyrën, gjininë apo moshën.

Në krahasim me vendet tjera botërore p.sh me SHBA-te, Italinë apo Spanjën të cilat i prijnë listës për nga numri i te infektuarve, Zvicra radhitet e dhjeta.

Shih për këtë, sot në 27 kantonte të Zvicrës janë infektuar mbi 16.000 persona, duke shkaktuar 300 viktima.

Kantoni i Vaudit është më i godituri ne Zvicer që ka 3168 raste të infektuar me 66 viktima, pastaj vjen Gjeneva me 2375 raste dhe 42 viktima, Tichino 1962 raste me 105 viktima dhe Zurich me 1874 raste me 21 viktima.

Bota sot ditëve te fundit ka kontaktuar disa qendra spitalore ne Gjenevë, Lausanne dhe kantone tjera ne Zvicër qe ka mësuar se 12 raste te infektuarve janë edhe nga radhët e shqiptareve, por fatmirësisht pa viktima.

lg.php.gif

Vetëm ne Gjenevë janë 3 rase, kurse ne kantonin e Vaudit 4, në Zuirch 1, Tichino 2 raste si dhe kantonet tjera.

Sikur qytetaret e Zvicrës edhe komuniteti shqiptare këtu po respektojnë maksimalisht ëshillat dhe instruksionet e Qeverisë së Konfederates Helvetike për ta mposhtur koronavirusin.

Për fund do theksuar, se këtu ne Zvicër po bëhen gati një muaj që autoritet shtetërore e kanë e lëne anash politiken, duke i dhënë prioritet luftës kundër koronavirusit për të shpëtuar qytetaret e saj nga kjo pandemi shekullore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur flasin specialistët, politikanët duhet të heshtin. Shefja e Departamentit…