Në mesin e tre viktimave në Gjilan, edhe babë e bir argjendar të njohur në qytet

10 gusht 2025 | 16:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.

Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia në komunikatën e fundit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, kishte deklaruar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, IsmetHashani.

Mefail Shkodra është emër i njohur për organet e rendit, pasi në qershor të vitit 2024, pas një aksioni të Policisë ishte arrestuar për fajde bashkë me djalin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta kulturore e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër,…