Në Mitrovicë gjashtë familje do të bëhen me shtëpi të reja

20 shtator 2018 | 16:03

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar të enjten me banorët e fshatit Kçiq i Vogël, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me projektin e komunës për  ndërtimin e disa shtëpive në afërsi të fshatit të lartpërmendur për familjet me gjendje të rëndë ekonomike-sociale të cilat nuk e kanë të siguruar strehimin.

Bahtiri i ka njoftuar banorët e fshatit Kçiq se Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Buçaj” për ndërtimin e disa shtëpive për familjet që nuk e kanë të rregulluar çështjen e strehimit, me ç’rast komuna ka marrë përsipër sigurimin e tokës për ndërtimin e shtëpive, vendim ky i cili është aprovuar edhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pasi që hapësira e siguruar është pronë komunale. “Ky projekt patjetër do të realizohet sepse është i rëndësishëm për familjet në nevojë, për të cilat komuna ka obligim që të përkujdeset, andaj edhe e ka identifikuar hapësirën e saj afër fshatit Kçiq të Vogël si më të përshtatshme për realizimin e projektit”, ka thënë Bahtiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Negredo është transferuar në Al Nasr në Emiratet e…