Në Mitrovicë largohen 90 për qind e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

21 nëntor 2018 | 18:51

Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, së bashku me kryeinspektorin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla dhe këshilltarin e ministrit të kësaj ministrie, Sahit Svirca, kanë vizituar të mërkurën qendrën tregtare “Emona Center” në Mitrovicë, për të parë nga afër se a po vazhdon të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Qëllimi i ardhjes së kryeinspektorit Syla, ishte që të ofroj mbështetje të plotë për Drejtorinë e Inspekcionit të cilët me përpikëri po i zbatojnë urdhëresat e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”.

Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, ka njoftuar përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se gjatë ditës së djeshme kanë hasur në disa produkte që mbajnë mbishkrime të tilla, por që tashmë 90 për qind e produkteve në markete i kanë larguar ato nga hapësirat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…