Në Mitrovicë të Veriut hapen vendvotimet

12 tetor 2025 | 08:07

Vendvotimet në Shkollën Teknike në Mitrovicën e Veriut u hapën në orën 7:00 dhe votuesit e parë tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Një banore e Mitrovicës së Veriut, e cila ka votuar, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se dëshiron ndryshime, para së gjithash zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë.

Kjo komunë, ashtu si edhe tri të tjerat të banuara me shumicë shqiptare në veri – Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi – u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë nga viti 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë…