
Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike
17 shtator 2020
| 11:35
Në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kanë dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia Covid-19.
Në seancë kanë marrë pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.
Projektligji parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensinonale (Trusti).
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike përmban shumë ndihma dhe lehtësira që bizneset të ruajnë kapacitetet prodhuese dhe të ruajnë numrin e punëtorëve.
(A.M / Epoka e re)