Në nderim të nobelistit Mario Vargas Llosa, ambasadori Reka nënshkruhet në librin e zisë në Konsullatën e Përgjithshme të Perusë

15 prill 2025 | 22:09

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, është nënshkruar në librin e zisë në Konsullatën e Përgjithshme të Perusë në Nju-Jork, në nderim të nobelistit Mario Vargas Llosa.

“Në nderim të nobelistit Mario Vargas Llosa, duke u nënshkruar në librin e zisë në Konsullatën e Përgjithshme të Perusë në Nju Jork. U shua gjigandi i letërsisë botërore, autori i 50 veprave letrare dhe i esesë së fuqishme në mbështetje të Kosovës, në ditët e saj më të vështira”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka thënë se më…