Në njëvjetorin e vdekjes, Bekim Lumi vlerësohet për veprat e tij në artë

30 korrik 2019 | 20:41

Me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, është mbajtur të martën manifestim përkujtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës me moton “Unë besoj në teatër”.

Në këtë akademi të pranishëm ishin familjarë, aktorë e shumë persona të tjerë që deshën artin e Bekim Lumit.

Gjatë kësaj akademie Bekimi është kujtuar si figurë e rëndësishme e artit në Kosovë, duke u nderuar me këngë e vargje kushtuar atij.

Këngëtarja Shpresa Gashi ka thënë se Lumi do të kujtohet gjithnjë për punën e tij që ka bërë në kulturë. “Ne e njohim Bekimin si njeri të artit dhe të letrës, qoftë i përjetshëm kujtimi për Bekim Lumin”, ka thënë ajo.

Kurse aktorja Melihate Ajeti ka theksuar se të gjithë ata që punuan me Bekim Lumin kanë qenë të bekuar. “Bekimi ka qenë i bekuar gjithashtu të bekuar kanë të gjithë ata që punuan me Bekimin, veçanërisht e ka dashtë gjuhën shqipe ai me kujdes e ka kultivuar atë edhe tek aktorët”, është shprehur ajo.

Ndërkaq regjisori Fadil Hysa ka vlerësuar aktorin e ndjerë, duke thënë se populli duhet të besojë në artë. “Bekimin e kam njohur prej kur ka dashtë të bëhet aktor. Ky popull duhet të fillojë të besoj në artë nëse dëshiron për të parë të ardhme. Shqiptarët janë dëshpëruar në gjithçka. Bekim Lumi ka qenë këmbëngulës. Ai me sëmundjen e rëndë që ka pasur ka punuar shfaqje, dhe kësaj i thonë dashuri e lartë ndaj artit”, është shprehur regjisori Hysa.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë).

Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari).

Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

Bekim Lumi u nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka marrë fund ëndrra evropiane e kampionit të Kosovës, Feronikeli,…