Në Nju-Jork shfaqet dokumentari ‘Return to Kosovo’, Reka: Dëshmi për gjenocidin brutal të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës

18 nëntor 2025 | 13:30

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar mbrëmë shfaqjen e dokumentarit “Return to Kosovo”.

Në këtë shfaqje ka marrë pjesë edhe drejtuesi i kësaj konsullate, ambasadori Blerim Reka.

Me këtë rast, Reka ka thënë se ky dokumentar është edhe një dëshmi për gjenocidin brutal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës.

“Reporteri britanik i luftës Jullius Strauss, (i cili ishte i pranishëm), në këtë film, me regji të Ema Strauss, e producenten Leman Kamberi-Muriqi, jep rrëfimin e Besnik Deliut, të mbijetuarit të njerës nga masakrat më të rënda në Kosovë; në Abri të Epërme më 26 shtator 1998. Aty ku ushtria serbe vrau 23 anëtarët e kësaj familje nga Drenica: nga foshnjët deri te pleqtë. Edhe një dëshmi për gjenocidin brutal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, u dha në Manhattan, para audiencës diplomatike të shteteve anëtare të OKB-së”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka thënë se nuk…