“Ne nuk heshtim”, thonë katër organizatat e Malësisë në ShBA ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq

03 gusht 2025 | 22:15

“Reagimi aspak demokratik i presidentit malazias Milatoviq, me rastin e mosdekretimit të ligjit për Patundshmëritë, ligj i cili godet interesat e shqiptarëve në Tuz e gjithandej”, ka shtyrë katër organizatat atdhetare të Malësisë në Amerikë, të shkruajnë letër të hapur.

“Ne nuk heshtim. Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm”, thuhet në reagimin e fuqishëm të katër organizatave që mbledhin shqiptarët e Malësisë në Amerikë.

Letra e plotë e hapur nga ShBA:

LETËR E HAPUR nga organizatat shqiptare në SHBA:  Malësia e Madhe NY, Malësia e Madhe MI, Malësia Kaliforni dhe Jehona e Malësisë

Drejtuar institucioneve të Malit të Zi, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik:

Vendimi i Presidentit të Malit të Zi për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë është një akt i pastër anti-shqiptar që godet drejtpërdrejt Komunën e Tuzit dhe komunat me shumicë shqiptare.

Ky është sabotim i qëllimshëm, që pengon zhvillimin ekonomik dhe vetëqeverisjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërkohë që toka shqiptare shfrytëzohet nga kompani shtetërore si “Plantaže”, komunave shqiptare u mohohen të ardhurat që u takojnë.

Presidenti Milatoviq, në vend të përgjigjes për këtë padrejtësi, sulmon përfaqësuesin shqiptar Nik Gjeloshaj, duke e paraqitur barazinë si kërcënim.

Ne nuk heshtim.
Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm.

Komunat tona nuk janë plaçkë politike.
Janë shtëpia jonë.
Drejtësia do vijë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 Gusht 2025, në ora 17:00, në Sheshin Skenderbeu…