“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, në Gjakovë protestohet për Daorsën më 23 nëntor
17 nëntor 2025
| 20:52
Një protestë do të mbahet të dielën, më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahijës, 25-vjeçares e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.
“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.




