Në OKB mbahet konferencë për “Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikte”

20 qershor 2025 | 16:00

Dje, në OKB, në “Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikte”, u mbajt konferenca: “Hearing Their Voices – Championing Their Rights”, bashkë-organizuar nga misionet e përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit.

Ambasadori Blerim Reka, së bashku me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë në këtë konferencë, të moderuar nga ambasadorja Suela Janina, me adresim edhe nga Pramila Patten (Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Dhunën Seksuale në Konflikte).

Për dhunën seksuale të ushtruar nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës, dëshmoi e mbijetuara e kësaj dhune, Vasfije Krasniqi-Goodman, njëherësh e Dërguara e Posaçme e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ndërkaq, me video-lidhje nga Prishtina, u drejtua Feride Rushiti, drejtoresha e KRCT-së, ndërsa pjesë e panelit ishte edhe Vera Mjeku, drejtoreshë e “Reallty for Her Justice”.

Edhe një dëshmi para organizatës botërore për tmerrin nëpër të cilin kaluan mbi 20,000 gra shqiptare, të dhunuara nga ushtria pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me informacionet…