Në panairin më të madh të elektronikës ndalet rryma

11 janar 2018 | 15:20

Vizitorët e panairit më të madh të elektronikës dhe inovacioneve teknologjike, i cili çdo janar mbahet në Las Vegas, janë befasuar nga ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të të cilës një pjesë e madhe e qendrës mbeti në terr.

Për shkak të mungesës së rrymës janë evakuuar edhe pjesë të qendrës me sipërfaqe prej tre milionë katrorë, ndërsa qasja në lokacion për një kohë të shkurtër ishte kufizuar.

Organizatorët e panairit thanë se kanë kontaktuar me kompaninë elektrodistributive dhe se rryma ka ardhur pas dy orësh.

Shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike nuk është i njohur, por mendohet të jetë si pasojë e shirave të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka…