
Në përmbyllje të 40-vjetorit të pranverës së madhe ’81, Bardhyl Mahmuti ka një mesazh për të gjithë ata kontribues të kësaj ngjarjeje
“Në këtë foto shihen shumë studentë që u ballafaquan me forcat e aparateve represive jugosllave në Kosovë. E bëmë vullnetarisht dhe me bindje të plotë se çdonjëri prej nesh e kishte për obligim të luftonte për të drejtat kombëtare!”.
“Në përmbyllje të 40 vjetorit të PRANVERËS SË MADHE ’81 shpreh një respekt të thellë për ata dhjetëra mijëra protestues që nuk shihen në foto, por që anekënd veseve shqiptare tronditën themelet e burgut të popujve që mbante emrin “Jugosllavi e Titos”!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” veprimtari Bardhyl Mahmuti, i cili shihet në ballë të kësaj demonstrate.
Ai ka theksuar se mbetet me shpresë që shqiptare të çrrënjosin logjikën e gardianëve të “pavijoneve” të atij burg famëkeq. “… logjikë që fatkeqësisht ende është e pranishme në mesin tonë”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.