
Në politikën parlamentare të Kosovës ekziston një mungesë e thellë besimi, thotë Ismaili
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar për situatën e krijuar politike në vend, konkretisht rreth konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka thënë se po shihet mungesë besimi mes partive politike parlamentare. “Po, por më shumë mungesë vetëbesimi brenda një partie politike. Në politikën parlamentare të Kosovës, është e qartë se mes partive ekziston një mungesë e thellë besimi. Por edhe kjo krizë besimi mes partive nuk është aq e thellë sa ajo që po ekziston brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja nuk ka më problem me partë politike në parlament (me të gjitha ka bashkëqeverisur) problemi i saj është me veten”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Ajo ka thënë se LDK-ja është shnëdrruar në një aktor pasiv në skenën politike, ku dikur udhëhiqte me bindje. “Të gjithë pajtohemi që LDK-ja nuk vuan nga mungesa e kuadrove apo kapacitetit intelektual – por nga mungesa e vetëbesimit politik. Besimi ndërmjet partive ndërtohet përmes dialogut, transparencës dhe pozicioneve të qëndrueshme. Por vetëbesimi? Vetbesimi nuk të jepet nga jashtë. Sot, LDK-ja nuk është e përjashtuar nga loja. Ajo po e përjashton veten, për shkak të një pasigurie që buron jo nga rrethanat, por nga mungesa e vetbesimit. Për keqardhje….”, ka shkruar Ismaili.