KQZ-ja fillon programin trajnues për mijëra anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

04 tetor 2025 | 13:55

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim të përgatis më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqëndrohet programi trajnues.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotim është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e fundshatatori, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të anazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvome, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samir Selmani kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit…