Në prag të Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët
19 mars 2026
| 19:04
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajrami.
Ai ka përcjellë urimet e tij për Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët e besimit islam, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes reciproke pas muajit të Ramazanit.
Haradinaj ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim për të gjithë.



