
Në prani të Merkelit dhe Macronit, Kurti do të takohet me Vuçiqin
06 tetor 2021
| 11:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që ka nisur në Kranj të Sllovenisë.
Ai ka treguar se me Vuçiqin do të takohet në pauzën mes dy sesioneve të samitit.
Sipas kryeministrit të Kosovës, prezentë në takim do të jenë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë e ndërkohë na duhet një marrëveshje”, ka thënë Kurti.