Në Preshevë shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së

14 maj 2021 | 23:36

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka bërë me dije se të premten në Preshevë është shënuar Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e ver në “Facebook”, ka shkruar se dëshmorët e atdheut janë faqja më e bardhë e historisë sonë kombëtare.

“Vetmohimi dhe flijimi i tyre për liri e çlirim, janë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë deri në bashkimin tonë kombëtar. Misioni i tyre është amaneti dhe rrugëtimi jonë. Do t’i përkujtojmë përgjithmonë me krenari e lavdi e do të veprojmë për të ndërtuar të ardhmen, por asnjëherë për të mos harruar të kaluarën. Historia e harruar, përsëritet.
Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut.
Nder dhe respekt për veteranët dhe çlirimtarët”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej shumë ditësh lideri i Partisë Forza Italia, ish-kryeministri Silvio…