Në pritje të qeverisë së re, zbulohet agjenda e Asamblesë së PS-së

03 shtator 2025 | 14:25

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste (PS) do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025.

“A2 CNN” ka zbardhur agjendën e mbledhjes e cila do të nisë në orën 09.30 me fjalën hapëse të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi ‘Xibraku’ do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite: Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama, mendime, pyetje e diskutime dhe të ndryshme. Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, është thënë në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Kujtojmë që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet edhe zyrtarizmi i emrave të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste ka fituar bindshëm duke marrë 83 mandate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Evropian (BE)…