Në Qarkun e Shkodrës asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabisi

17 korrik 2025 | 12:40

Policia e Shqipërisë ka gjetur dhe asgjësuar 3126 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në Qarkun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, për shpërdorim të detyrave u proceduan penalisht dy kryetarë fshatrash dhe një rojë mjedisi, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kretari i Rahovecit, Smajl Latifi ka përkujtuar rënien e dëshmorëve,…