
Në qendër të Drenasit, Sokol Gashani i ‘Altrade’-s dhuron tokë për Bashkësinë Islame
Afaristi i njohur, Sokol Gashani është mirëpritur në zyrat e Bashkësisë Islame nga Myftiu Naim Tërnava. Qëllimi i kësaj vizite të Gashanit në selinë e Bashkësisë Islame ishte njoftimi mbi vendimin e tij për dhurimin e një parcele toke në qendër të Drenasit për nevojë të ndërtimin të një xhamie në këtë qytetë. Kështu është bërë e ditur nga Bashkësia Islame. “Myftiu Tërnava e falënderoi Gashanin për këtë veprim bamirës dhe kontributin e tij të çmuar në përkrahje të jetës fetare dhe të mirëqenies së besimtarëve të Drenasit. Ai e vlerësoi këtë gjest si një shembull frymëzues të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, duke lutur Zotin e Madhëruara që z. Gashanin dhe familjen e tij ta shpërblejë me të mira e begati të shumta në këtë dhe në botën tjetër”, ka thënë ndër tjera në falënderimin e tij Myftiu Tërnava.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim pronarin e kompanisë “Altrade”, biznesmenin e njohur, Sokol Gashani, i cili shoqërohej nga kryetari i Këshillit të BI-së së Drenasit, Valon ef. Bequku.
Me këtë rast, Gashani e ka njoftuar Myftiun Tërnava për vendimin e tij fisnik që të dhurojë një parcelë toke në qendër të Drenasit, e cila do të shërbejë për ndërtimin e një xhamie.
Myftiu Tërnava e falënderoi z. Gashanin për këtë veprim bamirës dhe kontributin e tij të çmuar në përkrahje të jetës fetare dhe të mirëqenies së besimtarëve të Drenasit. Ai e vlerësoi këtë gjest si një shembull frymëzues të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, duke lutur Zotin e Madhëruara që z. Gashanin dhe familjen e tij ta shpërblejë me të mira e begati të shumta në këtë dhe në botën tjetër.