Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipëri-BE, Kos: Me Edi Ramën kemi marrëveshje

30 maj 2025 | 16:37

Në një deklaratë që shënon një moment historik për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka bërë me dije se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke folur në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos ka theksuar vendosmërinë e institucioneve evropiane për të çuar përpara zgjerimin, me Shqipërinë në fokus të këtij procesi.

“Sigurisht, brenda mandatit tim si komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Evropën më në fund. Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kos.

Ajo ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të reformave të integrimit evropian, duke theksuar angazhimin e të gjitha niveleve të shoqërisë.

“E veçoj Shqipërinë pasi, atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme me reformat e integrimit nga qytetarët dhe politikanët”, ka thënë Kos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31.05.2025 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…