Në QKUK fillon përdorimi i Bubble testit me TCD për diagnostikimin e stroke-ut

03 prill 2026 | 13:11

Ka filluar të përdoret Bubble testi me Doppler transkranial (TCD) në Klinikën e Neurologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një metodë moderne dhe jo-invazive që ndihmon në vlerësimin e pacientëve me insult iskemik në tru (stroke).

Ky test përdoret për të zbuluar praninë e një shunti (komunikimi) djathtas-majtas në zemër, siç është foramen ovale patente (PFO), që në disa raste mund të lidhet me shkakun e stroke-ut, veçanërisht te pacientët e moshave të reja.

Një rezultat pozitiv rrit dyshimin për kalim jonormal të gjakut dhe ndihmon mjekët në vendimmarrje për vlerësime të mëtejmë dhe trajtimin më të përshtatshëm.

Në rast se testi rezulton pozitiv, vlerësimi duhet të plotësohet me ekzaminime dhe procedura të tjera diagnostike kardiologjike që janë më invazive, ndërsa në raste të caktuara mund të merret në konsideratë edhe mbyllja e PFO-së me metoda kirurgjikale.

Përparësitë e këtij testi janë: është i shpejtë dhe jo-invaziv, ka ndjeshmëri të lartë për zbulimin e shuntit, ndihmon në sqarimin e shkakut të stroke-ut.

Përdorimi i Bubble testit me TCD paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e diagnostikimit të stroke-ut në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Që nga fillimi i kësaj metode në qershor të vitit 2025 e deri me tani janë kryer 55 raste të tilla, që kanë rezultuar në sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të…