Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori

16 shkurt 2021 | 17:09

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

“Pacienti i moshës 38-vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi. Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhje gjatë ditës së sotme ka nisur…