Në QNR rinumërohen 1,029 nga 2,557 vendvotime
22 janar 2026
| 10:43
Në QNR rinumërohen 1,029 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 9 komuna.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e e enjte, 22 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 1,029 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.



