Në QNR rinumërohen 1,240 nga 2,557 vendvotime
23 janar 2026
| 11:11
Në QNR rinumërohen 1,240 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 19 komuna.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 49% apo 1,240 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna.



