
Në Rahovec po vazhdojnë korrje-shirjet
02 korrik 2025
| 13:48
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me drejtorin e bujqësisë, Berat Duraku, ishin në vizitë te bujku punëtor, Ilir Orllati, në fshatin Brestoc, një shembull i përkushtimit dhe i seriozitetit në bujqësi.
Ai kultivon grurë, thekër, tërshërë, jonxhë, vreshta dhe ka të organizuar edhe një stallë me 120 krerë bagëti. Gjithsej, ka rreth 85 hektarë që janë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.
Gruri, si një kulturë strategjike për vendin tonë, këtë vit sipas informatave nga shtabi komunal për korrje-shirje, pritet të korren rreth 3,500 hektarë të mbjella me drithëra.