
Në seancën e 22-të pritet dështim, partitë politike nuk ndryshojnë pozicion
Në seancën e 22-ë pritet dështim, partitë politike nuk ndryshojnë pozicion
Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, është sfidë që deputetët të cilët paguhen mbi 1800 euro në muaj, nuk po mund ta zgjidhin as pas gati dy muajsh.
Në periudhën e 48 orëshit ndërmejt dy seancave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka akuzuar ish-partitë opozitare për pengim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit.
Kurti nuk ka dhënë shenja se e kanë ndër mend të tërhiqen nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendit.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, deklaroi Kurti.
Qëndrimin e Kryetarit të Vetëvendosjes, Armend Zemaj nga LDK e cilësojnë si tendencë për ta normalizuar bllokadën, e cila sipas tij ka kosto për shtetin dhe qytetarët.
“Ne nuk mund të parafrazojmë ndryshe përpos 20 herë të dështimeve, pavarësisht tendencës për me i ndërru rregullat e lojës, ose rregullat parlamentare të cilat janë në mënyrë të shkruar në rregulloren e punës së Kuvendit. Çdo tendencë për të u larguar nga kjo, tregon që ne kemi tash edhe në kalim të një sitauta që është e pazakontë, e pamoralshme…, deklaroi Zemaj
Zemaj thotë se joshja e deputetëve inividualisht pa një marrëveshje të qartë politike është logjikë e mbrapsht dhe nuk e ka për qëllim formimin e institucioneve.
Edhe nga Partia Demokratike të Kosovës, kanë folur për mundësitë që deputet të përveçëm të i ofrojnë mbështetje Vetëvendosjes folën edhe nga PDK.
“Kryetari i partisë ka qenë shumë i qartë sa i përket pozicionit të PDK-së. Ne duhet të kuptojmë se jemi njerëz mund të takohemi personalisht, privatisht kudo qoftë sepse lidhje të ndryshme familjare dhe ato nuk janë të përjashtuara. Mirëpo, kryetari e ka thënë atë dhe qëndron deklarata e kryetarit se ne nuk kemi asnjë marrëveshje dhe asnjë bashkëpunim dhe nuk kemi asnjë kontakt në kuptimin e asaj rreth qeverisë Vetëvendosje. Është shumë e qartë dhe shumë e lexueshme”, deklaroi Naim Ismajli – Anëtar i Kryesisë së PDK-së.
Seanca tjetër, e 22-ta me radhë, nis të martën, nga ora 11:00.