Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

04 prill 2020 | 13:23

Në aeroportin ushtarak të Beogradit, Batajnica, të shtunën ateroi aeroplani i 11-të me pajisje mjekësore, të dërguara nga Rusia si ndihmë për luftimin e koronavirusit.

Furnizimet janë pjesë e një marrëveshjeje midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

”Të premten, ndihma ka arritur me gjashtë avionë, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, në Aeroportin e Batajnicës kanë ateruar edhe pesë aeroplanë”, thuhet në komunikatë.

Në mesin e furnizimeve ka respiratorë dhe barna. Po ashtu edhe disa mjekë rusë kanë arritur në Serbi.

Serbia ka aktualisht 1,476 njerëz të inefektuar me koronavirus, ndërsa 39 pacientë atje kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot mban konferencë për media.…