Në SHBA ofrohen 6 mijë dollarë për të gjetur personin që vrau një shqiponjë

08 prill 2019 | 23:36

Një shqiponjë tullace është qëlluar në Arkansas dhe autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 6000 dollarësh për të gjetur personin që e vrau. Zogu, i cili është simboli kombëtar i SHBA, ngordhi më 28 mars.

Trupi i saj u dërgua në kopshtin zoologjik “Little Rock”, ku personeli zbuloi se kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shqiponja femër u gjet pranë një foleje dhe besohet se zogu ishte duke u kujdesur për “shtëpinë” e saj, në momentet që është qëlluar, transmeton “TCh”.
Kjo ngjarje ka shkaktuar zemëratën e gjithë popullatës, të cilët kërkojnë identifikimin e autorit dhe dënimin e tij.

Shqiponja tullace është një zog i madh, i lindur në Amerikën e Veriut dhe ka qenë simboli kombëtar dhe maskota e këtij vendi që nga viti 1782.

Zogu nuk është tullac, pavarësisht emrit të tij, por koka e bardhë në trupin e errët krijon një iluzion të tillë nga distanca. Dënimi maksimal për vrasjen e një shqiponjës tullace është një gjobë prej 5.000 dollarë ose një vit burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ismet…