Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

29 prill 2024 | 12:40

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të nismës për vizita sistematike mjekësore në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Në këtë nismë të Drejtorisë së Shëndetësisë, 6.180 nxënës të klasave të I-ra, V-ta dhe IX-ta do t’i nënshtrohen vizitave mjekësore, gjë që është tregues i një angazhimi të vazhdueshëm që arsimi në Prizren jo vetëm të jetë i përmbushur në aspektin akademik, por, edhe në aspektin e kujdesit për mirëqenien dhe shëndetin e nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski ka ende një keqardhje, që nuk e fitoi…