Në spitalin e Pejës 10 pacientë me Covid në gjendje të rëndë

29 janar 2021 | 08:47

Spitali i Pejës ka njoftuar se tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

“Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, ka njoftuar spitali i Pejës.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e Pejës, 199 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 22 vjet nga masakra që u bë në…