Në Spitalin e Pejës 21 pacientë me Covid-19, shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë
15 tetor 2020
| 09:34
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit nga 21 pacientë që po trajtohen me Covid-19, 15 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe shtatë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit, thuhet se një pacientë gjatë 24 orëve të fundit është shëruar nga koronavirusi.
“Një pacient me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta shtatë pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.



