Në Stamboll prezantohet sistemi tatimor i Kosovës

17 shtator 2018 | 11:40

Javën e kaluar në Stamboll të Turqisë është mbajtur një sesion informues “Klima e Investimeve në Kosovë” me synim të veçantë diasporën shqiptare.

Në këtë konferencë, nga ATK-ja ka marr pjesë drejtori i përgjithshëm Sakip Imeri, i cili ka prezantuar sistemin tatimor të Kosovës.

Përmes së cilit ka njoftuar pjesëmarrësit e këtij sesioni se Kosova ka sistemin tatimor modern, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, legjislacion të thjeshtë, sistem të integruar të regjistrimit të biznesit, ngarkesa të ulëta tatimore, shërbime elektronike për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe lehtësi tjera për tatimpagues në zhvillimin e biznesit të tyre.

Përpos tjerash, drejtori Imeri ka theksuar se prodhuesit e Kosovës gëzojnë lirime për TVSh në linjat e prodhimit, makineritë dhe lëndën e parë që përdoren në procesin e prodhimit, po ashtu lirime për pajisjet e TI dhe burimet e energjisë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Kosova ka marrëveshje me Turqinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një adoleshente që humbi të dashurin e saj organizoi dasmën…