Në Tajlandë organizohet festivali i muzikës me “Zoom”

08 qershor 2020 | 10:42

Grupet muzikore në Tajlandë kanë përformuar nëpërmjet platformës Zoom të dielën, ndërsa festivali i muzikës ka kaluar online shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan Reuters.

Tubimet publike janë ndaluar në Tajlandë që nga mesi i marsit si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por, të dielën spektakli gjashtëorësh i ka dhënë njerëz ve mundësi për të parë dhe bashkëvepruar me këngëtarët nga larg.

“Bendi im i preferuar nuk ka pasur ndonjë përformancë live që nga masat kufizuese, kështu që kam qenë shumë i lumtur që i kam parë sot duke përformuar”, ka thënë 21-vjeçarja Siriyagorn Aimchomchid.

Disa tifozë të muzikës ishin mbledhur në grupe të vogla – të lejuara me masat kufizuese të Qeverisë – për të shikuar ngjarjen, ku janë shitur rreth 3000 bileta me çmim rreth 16 dollarë.

“Muzika virtuale lejon audiencën dhe këngëtarët të bashkëveprojnë, dhe mund të këndojnë e flasin mes vete”, ka thënë Samkwan Tonsompong, drejtori menaxhues i organizatorit të festivalit “What The Duck Music”.

Por, 15-vjeçarja Sirinapa Darathum, që po e shikonte së bashku me tri shoqe, ka thënë se emocionet e formatit online nuk krahasohen me ato të qenit në ngjarje.

“Ndonëse po i shikoj këngëtarët më afër nëpërmjet monitorit, prapë jam larg tyre pasi jemi në lokacione të ndryshme”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor…