Në UKZ kanë nisur takimet punuese për procesin e akreditimit institucional

24 nëntor 2020 | 15:13

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan prof. asoc. dr. Bajram Kosumi, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të akreditimit 2020/21, ka kërkuar mobilizimin e gjithë stafit të universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, prodekanët, stafit akademik dhe administratës, etj, raporton “Epoka e re”.

Përveç akreditimit institucional, në proces janë edhe 12 programe studimore për akreditim/riakreditim.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në proces të riakreditim institucional, ka për riakreditim gjashtë programe: Fillor dhe Parashkollor (BA), Shkencat Kompjuterike (BA), Finance dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA), E-qeverisje (MA), Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike (MA) si dhe për akreditim po ashtu ka në proces gjashtë programe të reja: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (MA), Mësimdhënie e Kurrikula (MA), Kontrolla e Sistemeve dhe Inteligjenca Artificiale (MSC), Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MSC), Juridiko-Penal (MSc), Administrimi dhe e Drejta e Unionit Evropian (BSc).

Për këtë rektori Kosumi ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe do të shkruajnë raportin e vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Grupet punuese do të punojnë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2020.

Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohe duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik në platformën E-Akreditimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Eastern Adeem Co.For Trading Branch of Kosovo” shpall të pavlefshme…